Autobusi në Krujë/ 2 prej të plagosurave në gjendje të rëndë

475
Dy prej të plagosurave në Krujë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekët kanë konfirmuar se dy nga dhjetë gratë e plagosura në autobusin që u dogj të premten në qytetin e Krujës janë ende në rrezik serioz për jetën. Ekipi i mjekëve të Djegie-plastikës që po merret me trajtimin e tyre pohon se ato kanë dëmtime në më shumë se 50% të trupit. Një prej pacienteve pritet që të dërgohet për trajtim të specializuar jashtë vendit. Në shërbimin e Djegie-plastikës në Qendrën Spitalore Universitare gjenden 10 prej të plagosurave. Sipas mjekëve, tete janë në terapi intensive dhe dy në pavion në gjendje më të stabilizuar.
Sigal