Athinë/ Pamjet e plota, si u ekzekutua bosi i mafies australiane

432
Sigal

Mediat greke kanë publikuar sot videon e plotë të vrasjes së biznesmenit, Janis Makris, 46 vjeç, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në një zonë të Athinës.

Biznesmeni i ekzekutuar njihej si bosi i mafies në Australi, ndërsa  rezultonte të ishte pjesëmarrës në një sërë trafiqesh të tjera, të cilat i kanë shkaktuar përplasje të shumta mes grupeve rivale.

Shtypi grek ka shkruar disa herë duke denoncuar aktivitetin e paligjshëm të 46-vjeçarit, por pas vrasjes, mediat australiane hodhën dyshime se vrasësi i biznesmenit mund të ishte një shtetas shqiptar.

Hetimet e policisë  greke raportojnë nga të dhënat paraprake se ekzekutimi biznesmenit ka si burim konflikti përplasjen mes bandave në Athinë.  Në video duket qartë se si ekzekutori i afrohet me shpejtësi  makinës së Janis Makris dhe më pas zbraz plumbat duke e lënë të vdekur në vend.