Atentati në Tiranë, arrestohen dy autorët: Shkak trafiku i lëndëve narkotike

426
Dy ditë pas atentatit të ndodhur në kryeqytet, ku të vrarë mbetën dy të rinj, dhe u plagos një tjetër, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorëve. Në pranga janë vënë shtetasit Sael Sulaj dhe Vasjel Çavo, të dy të moshës 20-vjeçare. Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, tha se motivi i ngjarjes është konflikti i autorëve me drejtuesin e mjetit, 40-vjeçarin Elvis Gaçaj, për trafikun e lëndëve narkotike.
Sigal