Atentati në lokalin e tij i mori jetën një gruaje dhe u plagosën 5 të tjerë! Kush e liroi Fatjon Muratin?

104
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tiranë në zonën e Don Boskos ku në një atentat në lokalin e Fatjon Muratit, u vra gabimisht banakierja dhe u plagosën 5 persona, mes tyre edhe xhaxhai i Muratit. Policia njofton se Murati ishte në masën e “arrestit në shtëpi” për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Por Apeli në një sqarim për mediat tha se nuk është pranuar kërkesa e Muratit për shfuqizimin e masës dhe vendosjen e arrestit në shtëpi, duke e lënë në burg.

Faxnews mëson se Fatjon Muratit iu ndryshua masa e sigurise nga arrest ne burg ne arrest shtepie në dhjetor te vitit te kaluar, dy muaj pas arrestimit. Ai u vu në praga pas zbulimit të nje arsenali armësh në një apartament ne zonën e Farkës, bashke me shtetasin Kristjan Gjini.

Por pas hetimeve, prokuroria e Tiranës zbuloi se ne nje prej kutive ku mbaheshin armet u gjet një gjurmë gishti e Muratit dhe për këtë rikualifikoi veprën penale, nga ajo e “mbajtjes pa leje te armëve të kryer në bashkepunim” në “armëmbajtje pa leje”.

Por mbeten në fakt shumë dritëhije në këtë çështje sa i takon ndryshimit të masës së sigurisë.. Sakaq ditën e djeshme ai nuk është gjetur në banesës e tij, fill pas krimit të rëdnë. Burime bëjnë me dije se ai mund të jetë larguar drejt Turqisë.