Atentati në Dukagjin ndaj babë e bir, policia kërkon autorin me helikopter

12
Sigal

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Dukagjin të Shkodrës, ku babë e bir janë qëlluar me armë mbrëmjen e sotme në rrethana ende të paqarta dhe për pasojë ka mbetur i vdekur Zef Guri ndërsa është plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri.

Për shkak të zonës së thellë ku ndodhi vrasja policia është nisur drejt vendit të ngjarjes me helikopter.

Mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.