Atentati ndaj Lulzim Kullës, shefi i Komisariatit të Shkodrës: Do të flasim në momentin e duhur

624
Shefi i Komisariatit të Shkodrës ka zhvilluar paraditen e sotme një takim në Bashki, lidhur me ngjarjen që tronditi qytetin dy ditë më parë. Lulzim Kulla, objektivi i atentatit, dhe shtatë persona të tjerë mbetën të plagosur nga një shpërthim tritoli.
Shefi i Komisariatit të Shkodrës, Shullani thotë se vijojnë hetimet për ngjarjen, ndërsa të dhëna më të plota do të bëhen të ditura në kohën e duhur.
“Jemi në bashkëpunim me policinë e përgjithshme. Koordinuam punën për rendin dhe sigurinë, dhe po punojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, shprehet Shullani.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku Kulla dhe disa persona të tjerë u plagosën në një atentat me eksploziv.
Sigal