Atentat në Elbasan, qëllohet me plumba i riu

417
Sigal

Atentat me armë zjarri ndaj një personi në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan. 30- vjeçari S.B. ka qenë duke udhëtuar në automjetin e tij me targa AA 333UZ kur qëlluar me armë zjarri nga një person tjetër.

Ai ka marrë tre plumba në shpatull, ndërsa në momentin që iu bë atentat ka qenë me të vëllanë duke ikur për në shtëpi.

I riu ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në kirurgjinë e spitalit Elbasan, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për të kapur autorin.

30- vjeçari pritet që të merret në pyetje për të shkuar në gjurmët e autorit.