Atentat ndaj shqiptarit në Itali, 39-vjeçari qëllohet me shtatë plumba

110
Sigal

Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar disa herë me armë zjarri në Vittoria, në provincën e Ragusës.

Sipas mediave italiane, 39-vjeçari është qëlluar me shtatë plumba.

Ngjarja ka ndodhur midis Vittorias dhe fraksionit Pedalino të Comiso.

Ai është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

39-vjeçari ishte i ligjshëm në territorin italian dhe me leje qëndrimi të rregull.

Policia ka rrethuar vendin e sulmit për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin që qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj shqiptarit.

Sakaq identiteti i këtij të fundit nuk është bërë ende i ditur nga mediet italiane.