Atentat me eksploziv në makinë biznesmenit nga Vlora

429
Një atentat me eksploziv i është bërë ish-kandidatit për kryetar të Bashkisë Vlorë, Vasil Bedinaj. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë. Mesohet se automjetit tip “Benz” të Vasil Bedinajt i ishte vendosur rreth 400 gr tritol.
Fatmirësisht, Vasil Bedinaj i ka shpëtuar këtij atentati, pasi lënda plasëse nuk shpërtheu. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Sigal