Atentat me armë në Tiranë, 4 persona të plagosur

575
Një konflikt i armatosur ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Gjergj Legisi”, në Tiranë.
Si pasojë e një sherri momental 4 persona janë plagosur me armë zjarri.
Të plagosur me armë zjarri shtetasit E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç.
Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve policore, autori i dyshuar i plagosjes është pronari i lokalit shtetasi Arben Seferi, i cili është shpallur në kërkim pas ngjarjes.


Sigal