Atentat, ekzekutohet me pistoletë 51-vjeçari

444
Sigal

SHKODËR– Krimi trondit përsëri Shkodrën, ndërsa policia që shkoi në vendin e ngjarjes ka kryer procedurat e konfirmon se po punon për identifikimin e kapjen e autorit. Viktima e radhës është një 51-vjeçar nga fshati Mëlgush i komunës së Bushatit të Shkodrës. Nga hetimet e para të policisë, dyshohet se shkak i atentatit me armë ndaj 51-vjeçarit për çështje borxhesh ndaj personave që e kanë ekzekutuar apo kanë urdhëruar ekzekutimin e tij. Sipas policisë lokale, krimi i rëndë ka ndodhur paraditen e së mërkurës, teksa 51-vjeçari Palok Lazri po ecte në trotuar në afërsi të urës së “Dervishbegut”. Mendohet që atentati i kryer nga një person, të ketë qenë i parapërgatitur në detaje. Burime të policisë shtojnë se 51-vjeçari është qëlluar me 3 plumba nga një pistoletë me silenciator. Mësohet se 51-vjeçari është transportuar me shenja jete në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë, pasi plumbat kishin prekur organet jetësore. Autori i vrasjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pista kryesore e hetimit është përqendruar tek borxhet që viktima mësohet të ketë pasur. Përflitet se ai kishte rreth 50 milionë lekë borxhe. Por hetimet po zgjerohen edhe më tej pasi sipas burimeve policore viktima njihet si kontigjent krimi.