Asgjësohen rreth 400 rrënjë kanabis në Mirditë e Kurbin

478
Policia vazhdon operacionet antikanabis, duke goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Rreth 400 rrënjë kanabis janë asgjësuar gjatë së enjtes nga Policia e Lezhës në Kurbin dhe në Mirditë. Në vendin e quajtur “Përroi i Vilzës”, forcat e policisë kanë zbuluar 4 parcela me rreth 225 bimë të dyshuara kanabis. Gjithashtu në fshatin Fan të Mirditës, në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Petoç” u gjet një parcelë ku ishin të kultivuara 174 bimë. Këto bimë u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve.
Sigal