Asgjësohen 6500 bimë narkotike në Kavajë, zbulohen edhe 12 thasë me hashash

495
Kanabisi nuk ka më një origjinë të caktuar. Operacionet e ditëve të fundit të policisë tregojnë se ai kultivohet nga veriu në jug të vendit. Sot policia e Kavajës ka asgjësuar 6500 bimë kanabis sativa në fshatin Zambishtë. Bimët narkotike u gjetën në afërsi të ‘Grykës së Cekeve’. Por përveç tyre, policia ka zbuluar dhe sekuestruar edhe 12 thasë me të njëjtën lëndë të tharë. Ndërkaq vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal