Asgjësohen 4.996 rrënjë bimë narkotike kanabis në Delvinë

395
Në një operacion gjatë paradites të së dielës, policia ka zbuluar dhe asgjësuar tri parcela me 4.996 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Bimët narkotike u zbuluan në mesin e pyllit, në vendin e quajtur “Mesapotam”. Në këtë zonë të thellë, rrëzë malit, u gjetën tri parcela të mbjella me kanabis sativa ku lartësia e këtyre bimëve narkotike varionte nga 80 cm deri në 110 cm. Bimët u asgjësuan me djegie, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve. 
Sigal