Asgjësohen 297 rrënjë kanabis në një fshat të Memaliajt, në kërkim 2 kultivuesit

402
Asgjësohen 297 bimë kanabis në një fshat të Memaliajt, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy kultivues.
Burime nga policia e Gjirokastrës pohuan se lënda narkotike ishte mbjell në vendin e quajtur “Përroi i madh”, në afërsi të fshatit Izvor.
NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të kontrolleve të territorit dhe masave të marra për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sattiva, në vendin e quajtur “Përroi i madh”, në afërsi të fshatit Izvor, Memaliaj, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u gjetën 297 bimë të kultivuara narkotike Cannabis Sattiva.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:
E.Xh, 25 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj.
D.H, 24 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj.
Po punohet për kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.
Sigal