Asgjësohen 1308 bimë kanabis në Tepelenë e Berat, ndalohen dy persona

459
Berat: Policia e Shtetit ka asgjësuar me djegie rreth 1308 bimë kanabis në Tepelenë dhe Berat. Mësohet se 1000 bimë janë gjetur në fshatin Progonat të Tepelenës, ndërsa 308 në Levan të Beratit. Nga ky operacion janë ndaluar edhe dy persona.
Tepelenë, asgjësohen 1000 rrënjë kanabis sativa
Në kuadër të operacioneve kundër kultivimit të narkotikëve, Policia e Tepelenës ka asgjësuar rreth 1000 rrënjë kanabis sativa. Bimët narkotike janë zbuluar në vendin e quajtur “Blloku i mollëve” në Progonat, të mbjella në dy parcela. Policia bëri asgjësimin e bimëve të kanabisit, ndërsa po heton për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
Asgjësohen 308 rrënjë kanabis në Berat, ndalohen dy persona
Policia e Beratit ka asgjësuar sot 308 rrënjë kanabis. Lënda narkotike u asgjësua në kuadër të operacionit “Start2015”.
Lënda narkotike u gjet në fshatin Levan, komuna Sinjë. Bimët e kanabisit që arrinin gjatësinë 30-90cm u gjetën në vendin e njohur si “Gryka e moçales”.
Policia ka ndaluar dy persona Mehmet dhe Avdyl Osmenaj. Këta të fundit dyshohet të jenë kultivuesit e lëndës narkotike.
Pasditen e sotme janë asgjësuar nga policia e Tepelenës edhe 9.054 rrënjë kanabis. Lënda narkotike u gjet në fshatin Nivicë. Droga ishte mbjellë në 4 parcela.
Sigal