Arrestohet shoferi shqiptar me 98 kg drogë ne autobus

498
Sigal

Një  shofer shqiptar është prangosur në  kufirin shqiptaro-grek me 98 kilogramë hashash. Shqiptari 34-vjeçar u arrestua dhe ndërkohë që i është konfiskuar dhe autobusi i tij.

Sipas informacioneve shoferi shqiptar identiteti i të cilit ende nuk behet i ditur udhëtonte në linjën Sarandë–Athinë.

Autobusi ndodhej në autostradën Kakavijë-Janinë në afersi të Kalpaqit, ku është ndaluar dhe kontrolluar në vendin e bagazheve, të cilit i’u gjetën dy çanta udhëtimi që përmbanin 16 qese të kanabisit të papërpunuar me një peshë totale prej 97 kg dhe 750 gram.

Shoferi 34-vjeçar u arrestua dhe ju gjetën edhe 955 euro, dy dollarë amerikanë dhe dy telefonë celularë të cilat gjithashtu u konfiskuan bashkë me autobusin. Ndërkohë ai është dërguar në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Janinës, për gjykim të mëtejshëm.