Arrestohet shoferi, i futi 3000 lekë në zarf polices: Bëre gabimin më të madh

518
Një rast korrupsioni është konstatuar sot nga Policia Rrugore. Bëhet fjalë për një shofer, i cili është ndaluar pasi drejtonte makinën ma rrip sigurimi, ndërkohë fliste në telefon dhe nga verifikimi ka rezultuar me 6 gjoba të papaguara.
Por ndërsa një efektive policie i kërkon dokumentacionin, shoferi në fjalë thotë se i ka pas në makinë dhe del nga mjeti.
Pas disa sekondash policja dëgjohet duke thënë dhe treguar se shofer i kishte dhënë një zarf ku ndodheshin 3000 lekë të reja. Ai u shoqërua menjëherë në komisariat.
BISEDA
Policja: E para ishte përdorimi i aparatit celular. E dyta është mosvendosja e rripit të sigurimi dhe e treta, mjeti juaj është debitor me 7 gjoba.
Policja: Të lutem më sill pak të gjithë dokumentet e mjetit.
(shoferi i jep patentën dhe nis të zbresë nga makina)
Polici 2: Leje qarkullimi, Siguracioni, Kontroll Teknik.
Polici 2: I ke mbrapa.
Policja: Erdhi tek xhami sa ike ti tha “e gjeta Lejen dhe dokumentet e tjera”. Unë e hapa dhe gjej ato.
Polici 2: Duhet t’ia raportojmë Eklipsit.
Policja: Po, raportoje.
Policja: Sa për këto që fute këtu, bën gabimin më të madh, do shoqërohesh në Komisariat.
Polici 2: Eklipsi 58-a.
Polici 2: Më ço një shërbim të Komisariatit Nr. 6 këtu të lutem.
Polici 2: Tani, do shoqërohesh në Drejtorinë e Qarkut Tiranë, për korrupsion aktiv ndaj punonjësit të Policisë, në rregull?
Polici 2: Do dalësh nga automjeti, të lutem? Dil nga automjeti!
(shoqërohet në polici)
NJOFTIMI ZYRTAR
I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masës administrative për shkeljet e konstatuara, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Më datë 19.01.2017, në rrugën “Teodor Keko” shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– E. R., 33 vjeç, banues Tiranë.
Ky shtetas është konstatuar duke drejtuar automjetin e tij tip Mercedes Benz”, duke komunikuar në aparat telefonik dhe pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimi ka rezultuar debitor me 7 masa administrative të pa shlyera. Gjithashtu ka rezultuar pa dokumentacionin përkatës.
Ky shtetas ka tentuar ti japë 3000 të reja, për t’iu shmangur masës administrative për shkeljet e konstatuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
Sigal