Arrestohet në Kukës 32 vjeçari, akuzohet për thirrje terroriste

475
Policia e Kukësit ka arrestuar një 32 vjeçar, i cili dyshohet si autor për veprën penalë të thirrjeve të veprave me qëllime terroriste.
Sipas policisë i arrestuari është Likajes Alidini banues në fshatin Orgjost, komuna Zapod, Kukës, i dënuar më parë për “Vjedhje” në Hollandë.
Akuza që rëndon mbi 32 vjecarin është “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Po punohet për sqarimin e rrethanave lidhur me aktivitetin e këtij shtetasi.
Materialet i kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda .
Sigal