Arrestohet ‘makthi’ i adoleshentes nga Tirana, 26-vjeçari që goditi edhe Policinë

444
Një 26-vjeçar nga Tirana, i trimëruar nga cigaret e kanabisit, ishte kthyer në makth për një adoleshente 16-vjeçare, të cilës i shkonte edhe në shtëpi dhe prej dy javësh i kërcënohej. Muçogllava e shfaqi trimërinë e tij edhe ndaj Policisë, në momentin kur iu vunë prangat, pasi ai ishte sërish në derë të adoleshentes duke e shqetësuar.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në trup një sasi kanabisi, 29 gr. Policia i vuri prangat dhe i lexoi tre akuza. 
NJOFTIMI I POLICISE SE TIRANES
“Arrestimi i këtij shtetasi është kryer, pasi prej dy javësh ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen e mitur G.M., 16 vjeçe dhe gjatë përballjes me policinë në banesën e kësaj shtetaseje ka kundërshtuar dhe goditur me mjete të forta punonjësin e policisë, shtetasin A.T., 25 vjeç, banues në Tiranë”­ njofton policia.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 29 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja”, “Kundërshtimi i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 121/a, 236 dhe 283 të Kodit Penal.
Sigal