Arrestohet kapoja shqiptar i drogës, bashkëpunonte me gruan e tij

914
Agjentët e Policisë së Bolonjës në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Bolzanos kanë arrestuar shqiptarin Ylli Seferi, 46 vjeç dhe gruan e tij Valbona Qemali, 45 vjeçe, që u arratisën pas një operacioni blic antidrogë më 31 janar, pasi ishin lëshuar 21 urdhër-arreste ndaj dy organizatave të trafikut ndërkombëtar të drogës. Të dy, pjesë e një grupi me bazë në Castellarano, në Reggiano, luanin një rol të rëndësishëm. Për hetuesit ai ishte kreu i organizatës, që në marrëveshje me furnitorët e kokainës nga Holanda, caktonte çmimet dhe importet dhe kishte kontakte të drejtpërdrejta me kapon e një tjetër grupi të specializuar për trafikun e hashashit. Ata u gjurmuan falë celularit. Ata po shkonin në Brennero dhe u kapën në Vipiteno. 60 mijë euro iu gjetën në bagazhe. Burri përfundoi ën burg kurse gruaja është e detyruar të qëndrojë në Castellarano.
Sigal