Arrestohet kampioni i botës me Francën, portieri qëndroi për 7 orë në qeli

324

Portieri i shpallur kampion bote në Rusi me Francën, Hugo Lloris, është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi është konstatuar se po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Pas një kontrolli rutinë në orët e para të mëngjesit, 31-vjeçari ka përfunduar në rajon, ku ka qëndruar për 7 orë para se të largohet me kusht.

Me datë 11 shtator gardiani i cili aktivizohet me Tottenham do të jetë i detyruar të dalë para gjykatës në Uestminster për të marrë dënimin sipas ligjit.

Një lajm aspak i mirë për ‘spursat’ e drejtuar nga Pochetino të cilët të hënën do të kenë një përballje “big” në “Premier League” kundër Manchester-it në “Old Traford.