Arrestohet efektivi i policisë, plagosi kushëririn për motive të dobëta

449
Sigal

Policia e Tropojës arrestoi efektivin e policisë, i cili gjatë ditës së djeshme për motive të dobëta, konflikt çasti, ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë.

“Më datë 05.07.2016, Efektivat e Komisariatit së Policisë Tropojë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, Zef Pepkolaj, 55 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë, me detyrë punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Tropojë. Arrestimi i shtetasit u bë pasi gjatë ditës së djeshme për motive të dobëta, konflikt çasti, ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë.I plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativ”, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal.