Arrestohet burri që me një cigare, i vuri zjarrin Kodrave të Liqenit Artificial

543
Një cigare e hedhur pa kujdes i ka vënë zjarrin dje Kodrave të Liqenit Artificial Tiranë dhe ka djegur rreth 500 m shkurre dhe pemë dekorative. Policia e ka arrestuar njeriun që i hapi një front të ri lufte me zjarrin, zjarrfikësve në këto ditë kritike: Ai quhet Arben Guga dhe është 53 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës
Më datë 10.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Guga, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi rreth orës 15:00, te Kodrat e Liqenit Artificial, nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr duke hedhur në tokë një cigare, ku për pasojë janë djegur rreth 500 m2 shkurre dhe pemë dekorative.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penal ” Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr të pyjeve dhe i mjedidit pyjor”, parashikuar nga neni 206/2 i Kodit Penal.
Sigal