Arrestohet 52-vjeçari në Delvinë, rrahu nënën 78-vjeçare

445
Një 52-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar nënë e tij 78-vjeçare.
Burime nga policia e Qarkut Vlorë bënë me dije se Shkëlqim Ymeri, banues në Delvinë, nën efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij me iniciale Xh.Sh. Të njëjtat burime pohuan se Ymeri ka shkatërruar orenditë e shtëpisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Sigal