Arrestohet 48-vjeçari shqiptar i arratisur nga burgu grek

446
Sigal

Një 48-vjeçar shqiptar, i arratisur nga burgu grek në Nafplion, është arrestuar nga policia e vendit fqinj në stacionin e Trenit në Lamia.

Shqiptari kishte mundur të ikë nga paraburgimi më datë 4 prill 2019, shkruajnë mediat greke.

Sipas “Lamia report.gr”, shqiptari kishte arritur të ikë nga paraburgimi që ndodhej në periferi.

Shtteasi nga Shqipëria është dënuar nga gjykata greke me 11 vjet dhe 6 muaj burgim grabitje të rëndë dhe vjedhje.