Arrestohet 44-vjeçari, plagosi me kaçavidë bashkëshorten

492
Një 44-vjeçar në Vlorë është arrestuar për plagosjen me kaçavidë të bashkëshortes së tij.
Policia ka ndaluar Dritan Isufin pranë banesë së tij në lagjen “Rilindja”.
Sipas bluve “ më datë 15.11.2015, rreth orës 16:30, ky shtetas pasi ështe konfliktuar në mënyrë verbale dhe fizike me bashkëshorten e tij E.I. 37 vjeç, e ka plagosur më pas këtë të fundit me mjet shpues (kaçavidë), duke i shkaktuar asaj dëmtime të lehta”.
37-vjeçarja po merr trajtim mjekësor në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Vlorës bën me dije se konflikti ka ndodhur për motive xhelozie, pasi dy bashkëshortët në fjalë janë në përfundim të proçedurave të divorcit.
Sigal