Raste të tjera të dhunës në familje vijojnë të regjistrohen në kryeqytet. Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 realizuan arrestimin e shtetasit D.T., 39 vjeç, pasi akuzohet për dhunë në familje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një shkop bejsbolli, i cili do të shërbejë si provë materiale në hetim”, thuhet në njoftimin e policisë.





















