Arrestohet 36-vjeçari shqiptari, që shfrytëzoi dy ukrainase për prostitucion

386
Policia italiane e qytetit të Napolit ka arrestuar shqiptarin Dritan Kukaj 36 vjeç e shtetasen ukrainase Natliya Striyen, 37 vjeç me akuzën sekuestrim personi, shfrytëzim prostitucioni e skllavëri të detyruar, në dëm të dy nënshtetasve ukrainase përkatësisht 19 e 22 vjeçe.
Shqiptari njihet e krijon miqësi përmes rrjetit social facebook me një nënshtetase ukrainase, jetime e cila jetonte vetëm me gjyshen. Dritan Kukaj i premton asaj e një mikes së saj 19 vjecare punë në një restorant në Romë me një pagë prej 1000 euro në muaj duke i shtuar bakshishet e pagesat e orareve të jashtëzakonshme.
Pas pranimit të ofertës Dritan Kukja më 16 tetor udhëton drejt Ukrainës për të sjellë në Itali dy ukrainaset. Por realiteti është krejt ndryshe. Dy nënshtetaset ukrainase detyrohen të punojnë si prostituta e jetojnë në kushtet e një skllavërie të plotë në banesën e bashkëkombases së tyre Natliya Striyen, 37 vjec, mikeshës së vjetër të Kukaj.
Sigal