Arrestohet 36 vjeçari, ja çfarë iu gjet në banesë pas kontrollit…

568
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Burime zyrtare bënë të ditur arrestimin e 36 vjeçarit Shpëtim Kola, banues në Borizanë, Fushë-Krujë.
“Më datë 09.01.2018 gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 147 kg e 900 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal