Arrestohet 26-vjeçari, kishte mare tokë me qira në Korçë për kanabis

535
Një shtetas nga Skrapari kishte marrë me qira një tokë në Korçë për të mbjellë bimë narkotike. Ditën e djeshme në Berat, specialistët e Seksionit për Narkotikët arrestuan shtetasin e shpallur në kërkim Florjan Koromani, 26 vjeç, banues në Backë, Skrapar.
Kapja e shtetasit u bë për llogari të Komisariatit të Policisë Korçë, i cili më datë 14.08.2015 e ka shpallur në kërkim, pasi në fshatin Çemericë, në një parcelë toke të marrë me qira nga shtetasi Florjan Koromani u gjetën të kultivuara 1310 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
Sigal