Arrestohet 25 vjeçari në kërkim ndërkombëtar nga interpol Roma

578
Një 25 vjeçar në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një organizate kriminale është arrestuar informon sot policia e Tiranës
Personi në fjalë është Erlis Belba, 25 vjeç banues në Pogradec i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
“Autoritetet Gjyqësore Italiane, me urdhër-arresti me nr.OCCC 9307, datë më 12.12.2017, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Anëtar i organizatës kriminale në vjedhjet me dhunë, marrja e sendeve të vjedhura, përdorimi i lëndve eksplozive”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.”
Sigal