Arrestohet 20-vjeçari në Elbasan, tenton të vrasë me thikë ish-kunatin për motive të dobëta

395
Një 20-vjeçar nga Cërriku është vënë në pranga, pasi mbrëmjen e djeshme ka tentuar të vrasë më thikë ish-kunatin e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në fshatin Linas Cerrik, ku shtetasi Majkëll Raga, banor i këtij fshati, ka goditur me thikë ish-kunatin e tij, shtetasin F.M, 32 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë në Cerrik.

I plagosuri F.M, u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.
Sigal