Arrestohen për korrupsion një gjyqtare dhe një avokat. I morën 2 mln lekë qytetarit

504
Policia ka arrestuar në Laç ditën e sotme një gjyqtare dhe një avokat për ryshfet. Burime nga policia thonë se të arrestuarit janë gjyqtarja Parashqevi Ademi dhe avokati Gjovalin Prendi.
Këta u arrestuan në flagrancë, teksa po i merrnin një shumë prej 2 mln lekësh një qytetari, për t’i zgjidhur një çështje gjyqësore. Policia ka sekuestruar edhe paratë nën cilësinë e provës materiale.
Sigal