Arrestohen katër të rinj nga Bulqiza, kapen me 9 doza kokainë

407
Goditet një rast i shpërndarjes së drogërave të forta në Dibër.
Specialistët e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë katër të rinj, pasi në mjetin me të cilin udhëtonin iu gjetën dhe sekuestruan 9 doza kokainë.
Të arrestuarit janë:
1. Renato Lazri , 18 vjeç banues në lagjen “Gjeologu” bashkia , Bulqizë.
2.Vilson Lleshi , 20 vjeç banues në lagjen “Gjeologu” bashkia Bulqizë.
3.Denis Gjikola , 19 vjeç banues në lagjen “Gjeologu” bashkia Bulqizë.
4.Bledjon Lila , 19 vjeç banues ne lagjen “Minatori” bashkia Bulqizë.
Katër të rinjtë u ndaluan nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur lokal “ Zerja” që ndodhet në dalje të qytetit të Peshkopisë, teksa udhëtonin me automjetin tip “OPEL” me targë DR 0641 E që drejtohej nga shtetasi Renato Lazri.
“Nga kontrolli i kryer rezultoi se brenda në automjet, u gjet një qese plastike brenda së cilës kishte nje sasi lënde me ngjyrë të bardhë, e dyshuar si lënde narkotike e llojit kokainë me peshë totale prej 8.4 gram (tetë pikë katër gram) e cila u sekuestrua menjëherë në cilesinë e provës materiale bashke me automjetin”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Prane Gjykatës Shkallës Parë Dibër për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikeve e kryer në bashkëpunim“.
Sigal