Arrestohen 2 persona, shitën 24-vjeçaren për 400 euro në Maqedoni

422
Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme dy persona pasi akuzohen se rrëmbyen me forcë një 24 vjeçare me qëllim fitimi, duke e shitur në Maqedoni.
Policia sqaron se dy persona Urim Qazimi 23 vjeç dhe Mersin Myrtollari 50 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dje në fshatin Dobranj-Devoll, kanë rrëmbyer forcërisht, për qëllim fitimi, nga banesa e saj, shtetasen V.Sh, 24 vjeç.
Sipas policisë “nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasi Urim Qazimaj, e ka shitur disa herë 24 vjeçaren, në Maqedoni, në persona të ndryshëm, në këmbim të përfitimit material prej tyre (shumës prej 400 Euro)
Urim Qazimaj, kishte qëllim sërish, që të kalonte së bashku me 24 vjeçaren, në shtetin Maqedonas.”
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer ne bashkëpunim parashikuar nga nenet 109 e 25 të Kodit Penal.
Sigal