Arrestimet për korrupsion, gjykata lë të lirë 2 drejtues të universitetit

424
Sigal

ELBASAN- Dje në mesditë, në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, dha masën “Detyrim paraqitje” për dy drejtues të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të arrestuar dy dit më parë nën akuzën e shpërdorimit. Ndryshe nga çfarë pritej në opinion, kjo gjykatë vendosi detyrim paraqitje për zyrtarët e universitetit Eljan Hoxha, me detyrë Kancelar dhe Filip Qosja, Drejtor ekonomik në universitet. Në vendimin e gjykatës cilësohet se, “arrestimi nga gjykata është i paligjshëm”.  Policia  e Elbasanit me 26 nëntor, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, pas një hetimi intens bëri arrestimin në flagrance të 43-vjeçarit Eljan Hoxha dhe të 29-vjeçarit Filip Qosja, dhe nisi procedimin penal për 55-vjeçarin

Liman Varoshi, rektor i Universitetit, dhe 37-vjeçares Fatma Spahiu, drejtoreshë e Zyrës Juridike në këtë universitet. Të 4 këta shtetas, zyrtarisht i akuzoi për veprat penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, ‘vjedhje e kryer me anë të shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘falsifikim të dokumenteve zyrtare”. Lidhur me këto arrestime ka reaguar dje dhe Senati i Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’. Sipas Senatit, deklarata e policisë ishte e pamotivuar dhe e pasaktë. “Deklarata e policisë për arrestimet është e pamotivuar dhe e pasaktë. Do denoncojmë çdo tentativë që sulmon universitetin. Gjendemi para një presioni të padrejtë. Do vëmë në dijeni instancat më të larta shtetërore”, kanë deklaruar drejtuesit e senatit të këtij universiteti”- thuhet mes të tjerave në këtë deklaratë.