Arrest me burg për 6 inspektorë të INUV-it të Kamzës

501
Gjykata e Tiranës caktoi masat e sigurisë arrest me burg për dy efektivë të policisë dhe 6 inspektorë të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë e Kamzës. Efektivët e policisë dhe inspektorët e INUV u arrestuan dy ditë më parë pasi dyshohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar dhjetra ndërtime dhe shtesa pa leje në zonën që mbulonin. Sipas prokurorisë, personat e akuzuar dyshohen se kundrejt rryshfeteve që merrnin kanë lejuar mbi 80 ndërtime pa leje, të cilat nuk i kanë raportuar ose edhe në rastet që janë konstatuar kanë lejuar sërish vazhdimin e ndërtimeve. Gjatë seancave për vlerësimin e masave të sigurisë, të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat.
Sigal