Akuzohet për korrupsion, SPAK nuk lejon Edvin Priftin të japë mësim në auditore

183
Sigal

Kardiokirurgu Edvin Prifti nuk lejohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit që të jap mësim në auditore. Ky vendim vjen pasi Apeli lënë në fuqi vendimin për Priftin.

Kardiokirurgu aktualisht është me detyrim paraqitje, ndërsa po hetohet për korrupsion pasi doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Kardiokirurgu Prifti akuzohet se i mori ryshfet kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 milionë lekë kesh në zyrë e shtëpi.

Vetë mjeku Edvin Prifti ka pretenduar se pasuria e tij buron nga pronat e trashëguara nga e shoqja, nga paga e tij në punën si mjek, por edhe nga seminaret dhe aktivitetet ndërkombëtare ku ka marrë pjesë.