Aksidentoi për vdekje marokenin në Vorë

209
Sigal

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vorë. Policia informon se në orën 21:00 një kamion nga pakujdesia goditi për vdekje të huajin maroken.

Kamioni nuk është identifikuar ende teksa po punohet për kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Më datë 18.12.2020, rreth orës 21:00, në Vorë, dyshohet se një mjet kamion ende i paidentifikuar, nga pakujdesia ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin maroken me iniciale M.M. Po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.