Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Fushë-Krujë, arrestohet i riu (Emri)

562
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjecar, pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje me makinë një këmbësor ditën e djeshme.
Në pranga ka përfunduar Drilon Ymeri 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 22.12.2017, rreth orës 23:30, në rrugën Fushë Krujë-Mamurras duke drejtuar mjetin tip Posh-Kajan ka aksidentuar shtetasin këmbësor L.J. 50 vjeç, banues në Thuman, Krujë, i cili ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”
Sigal