Aksidentoi për vde’kje 60 vjeçarin në Cërrik dhe iku nga vendngjarja, arrestohet brenda pak minutash autori (EMRAT)

86
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një 60 vjeçari ka ndodhur rreth orës 19:00 në Cërrik.

Ervin Hysa, 35 vjeç duke drejtuar mjetin tip “Golf” ka përplasur për vdekje shtetasin Tomorr Kasa, 60 vjeç duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Paraprakisht u raportua se shoferi i mjetit ishte larguar për në spitalin e Cërrikut pasi ishte dëmtuar lehtë nga përplasja, ndërsa policia bën me dije se autori i dyshuar i ngjarjes ishte larguar nga vendngjarja. 35 vjeçari është arrestuar brenda pak minutash nga policia dhe ndodhet në komisariat për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan

Aksidentoi një 60-vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, brenda pak minutash, autori i dyshuar.

Rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3, Cërrik, një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin T. K., rreth 60 vjeç, banues në Cërrik, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Falë veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara policore, është bërë i mundur identifikimi, kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e DVP Elbasan, i shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti. Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.