Aksidentoi dy 13-vjeçarë me biçikletë, në pranga 62-vjeçari në Elbasan

89
Sigal

Një 62-vjeçar me inicialet S.B., është vendosur në pranga ditën e stome nga policia e Elbasanit pasi ka askidentuar me mjetin e tij dy 13-vjeçarë që po lëviznin me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zaranikës”. Dy të miturit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan/ Vihen në pranga 1 shtetas

-S. B., 62 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zaranikës”, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy 13-vjeçarë, të cilit po lëviznin me biçikletë. Të miturit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.