Aksidentohet kamioni me tulla në rrugën Kardhiq-Sarandë

18
Sigal

Një tjetër aksident ka ndodhur afër tunelit të Skërficës në aksin Kardhiq-Sarandë këtë pasdite.

Tullat të cilat ishin ngarkuar në një kamion në lëvizje kanë rënë në rrugë duke penguar më pas dhe makinën që vinte në sensin e kundërt.

Siç shihet në pamje makina ka përfunduar sipër tullave. Nuk raportohet për të lënduar nga aksidenti.