Aksidentohet furgoni me nxënës në Bulqizë, 5 prej tyre përfundojnë në spital

81
Sigal

Një furgon me nxënës është aksidentuar ditën e sotme në Bulqizë. Sipas informacioneve të para, 5 prej nxënësve kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital. Sakaq nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore.

Furgoni po transportonte nxënësit për praktikë në minierë. Sakaq ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia.

Nuk dihet shkaku i aksidentit teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.