Aksidentohen disa makina në Golem, trafik i rënduar (VIDEO)

109
Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Kavajë-Durrës, në afërsi të “Malit të Robit”. Si pasojë e aksidentit në rrugë është krijuar një trafik i gjatë.

Siç shihet edhe në video te publikuar nga JOQ, janë me dhjetra makina të cilat kanë “ngecur” në mes të rrugës për shkak të trafikut.

Në vendngjarje është nisur edhe ambulanca. Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po punon për lirimin e trafikut.