Aksidenti automobilistik në autostradën Tiranë-Elbasan, pesë të plagosur dhe një i vdekur

523
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të rrethrrotullimit pranë TEG-ut.

Nga aksidenti janë përplasur tre makina, ndërkohë që mësohet se një person ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se pesë persona knë mbetur të plagosur, nga të cilët tre janë në gjendje të rëndë dhe dy prej tyre jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se tre auto-ambulanca po shkojnë drejt vendit të ngjarjes. Ndërkohë ende nuk janë dhënë informacione zyrtare nga policia.