Aksident tragjik në Shkup: Një vajzë 17 vjeçare ka ndërruar jetë

429
Një vajzë 17 vjeçarë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi një veturë me shpejtësi të madhe është përplasur në të. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kapishtec të Shkupit në afërsi të Q.T Zebra.
Deshmitarët e rastit thonë se vetura ka humbur kontrollin dhe ka përplasur vajzën e cila ka qëndruar në vendkalim për këmbësorë, më pas vetura ka mbaruar në dyqanet në afërsi.
Shoferi i veturës është dërguar në spital.
Policia është ende në vendin e ngjarjes duke inspektuar rrethanat e fatkeqësisë.
Sigal