Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, humb jetën e mitura

475
Sigal

Një vajzë e mitur ka humbur jetën në një aksident në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi para pak minutash në fshatin Griq.

Një makinë tip ‘Toyota Yaris’ është përplasur në anësoren e autostradës dhe për pasojë mbeti e plagosur vajza e drejtuesit, e cila ndërroi jetë pak më vonë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.