Aksident tragjik në Prrenjas/ Po kalonte rrugën, makina merr përpara 4-vjeçarin

475
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prrenjas, ku është plagosur një fëmijë 4 vjeç.

Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën e fshatit Kotodesh, Prrenjas, ku shtetasi me iniciale F.K., 26 vjeç, banues në Katjel, duke drejtuar automjetin tip “Ford” me targa AA 470JJ, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A. S., 4 vjeç.

Fëmija është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se fëmija i ka ndërprerë rrugën, duke kaluar nga njëri krah në tjetrin dhe për pasojë është përplasur nga automjeti.